Njoftohen të gjithë qytetarët e fshatit Henc se IKSHPK ka marrë mostrat e ujit të puseve për analiza kimiko-bakterologjike, prandaj ju bëjmë apel qytetarëve që të mos e përdorin këtë ujë për pije deri në shpalljen e rezultateve nga IKSHPK. Rekomandojmë qytetarëve të këtij fshati që ta përcjellin web-faqen e komunës së Fushë Kosovës pasi që sapo të dalin rezultatet nga IKSHPK, inspektorati sanitar i komunës do të ju njoftojë.
Faleminderit për mirëkuptim!