Njoftohen fermerët nga sektori i pemëtarisë dhe të gjithë të interesuarit tjerë nga lëmi i bujqësisë se nesër, më dt.: 29.10.2019, duke filluar nga ora 9:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, do të mbahet këshillimi i fundit për këtë vit në kuadër të projektit: ‘Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore’.
Ky projekt është financuar nga MBPZHR (Departamenti për Shërbime Këshilluese dhe Teknike) dhe implementuar nga kompania vendore konsultuese ESG nga Gjilani me të gjitha qendrat komunale për bujqësi të drejtorive komunale.
Tema e këshillimit do të jetë: Përgatitja dhe mbrojtja e bimëve për dimërim, prof. Aida Osmani.