Komuna e Fushë – Kosovës i është bashkangjitur Fushatës 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore. Fushata fillon me 25 nëntor , Ditën Ndërkombëtare pë Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Mekanizmi Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje, me qëllim të sensibilizimit qytetarë kundër dhunës në baza gjinore ka planifikuar disa aktivitete: shperndarja e materjaleve informuese, takime informuese, për t’i inkurajuar qytetaret që të bashkëpunojnë sa më shumë me institucionet në parandalimin dhe raportimin e kësaj dukurie që çdo ditë po është prezente në familjet tona.
Slogani i fushatës është: SOT E ÇDO DITË
RAPORTO DHUNËN : Policia e Kosovës 192 / Qendra për Punë Sociale: 044 850- 185