Qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës
Në linkun e mëposhtëm gjeni vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me të cilin nga data 13 korrik 2020 duke filluar nga ora 21:00 deri në ora 5:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunën e Fushë-Kosovës.
Meqenëse në komunën e Fushë-Kosovës, në ditët e fundit ka rritje të rasteve të prekura me COVID-19, kjo mund të shpie në përhapje masive të virusit, që do të rrezikonte seriozisht shëndetin publik me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve, andaj ju lusim dhe apelojmë që të respektoni Vendimin e Qeverisë së Kosovës!
Për të gjithë ata që nuk respektojnë këtë vendim, organet kompetente do të shqiptojnë gjoba në bazë të Ligjit për Sëmundjet Ngjitëse!
Vendimi nr.02/13 i datës 13.07.2020. shkarko këtu