Njoftohen të gjitha familjet e interesuara të Komunës së Fushë-Kosovës, të cilat kanë vullnet për të përkrahur fëmijët me gjendje të rëndë familjare (pa përkujdesje), që të paraqiten në QPS (Qendra për Punë Sociale) në Fushë-Kosovë për të marrë informacione më të hollësishme nga profesionistët lidhur me këtë çështje.
Ky aktivitet bëhet në bashkëpunim edhe me organizatën ‘Amici Dei Bambini’ nga Italia.
Informacionet tjera mund të merren çdo ditë pune prej orës 8:00 – 16:00.