Komuna e Fushë Kosovës njofton qytetarët se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Qytetarët që kanë pësuar dëme mund të paraqesin kërkesën e tyre deri më 16 janar 2026 (e premte), në Zyrën Pritëse të Komunës.
Me rastin e aplikimit, është e nevojshme të plotësohet formulari përkatës dhe të bashkëngjiten fotografi (nëse ka) që dëshmojnë dëmin e shkaktuar.
Komuna e Fushë Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e përcaktuar për aplikim me qëllim të trajtimit sa më të drejtë dhe transparent të kërkesave.