Sot, me datë 02.07.2025 nga ora 20:00 “OE” do të filloj me gërmim të kanalit në rrugën ”Nënë Tereza” në afërsi të rrethit në Fushë-Kosovë, për realizimin e projektit ”Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit atmosferik në Fushë-Kosovë”.
Si rezultat i këtyre punimeve do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë.
Kërkojmë nga qytetarët mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve dhe i ftojmë të zgjedhin rrugën alternative sipas hartës së poshtëshënuar, duke shpresuar që në afat sa më të shkurtër të përfundojnë punimet.