Duke u bazuar në vendimin e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë ato.
Në Komunën e Fushë-Kosovës, do të jetë i mbyllur gjatë kësaj kohe; Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë si dhe Kalaja e Harilaqit.
Krejt kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit COVID-19, andaj kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e vendit që deri në një njoftim tjetër, të mos frekuentojnë këto vende si dhe të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj.