Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës ka pranuar mbrëmë njoftimin nga IKSHP se në Fushë-Kosovë kemi edhe dy raste te reja te infektuar me COVID-19.
Që të dyja janë raste kontakti dhe janë në qytetin e Fushë-Kosovës. Janë marrë të gjitha masat sa i përket këtyre dy rasteve, janë izoluar dhe gjendja e tyre është e mirë.
Trajtimi i tyre është duke vazhduar në shtëpi përderisa janë në mbikëqyrje të plotë nga IKSHP, QKMF dhe Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës.
Gjendja e të gjithë të infektuarve është e mirë dhe pa shenja të përkeqësimit.