Njoftohen qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës, dhe më gjerë, se rruga “DARDANIA”, që gjendet në Fushë-Kosovë, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore nga:
Data: 01.07.2018 deri më 01.09.2018, prej orës 20:00 deri më 23:00.
Luten qytetarët që frekuentojnë në këtë interval kohor të kenë konsideratë ndaj policisë të cilët do të kujdesen për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë.
Në të gjitha kryqëzimet dhe këndet e rrugëve do të jenë të vendosura shenjat orientuese të komunikacionit për hyrje-dalje!
Faleminderit për mirëkuptim!