Ka filluar rekrutimi i stafit për realizimin e projektit “Regjistrimi i Bujqësisë”. I njëjti projekt për herë të fundit është realizuar në vitin 1961. Ky projekt financohet nga Ministria e Bujqësisë. Projekti do të vazhdojë të realizohet brenda tre muajve, me të cilin komuna do të përfitojë të hyra të tjera përmes realizimit të këtij projekti.
Në bazë të këtij projekti janë disa qëllime kryesore për Regjistrimin e Bujqësisë, ato janë si në vijim:
Regjistrimi i Bujqësisë ka për qëllim që të ofrojë një pasqyrë reale të bujqësisë në Republikën e Kosovës në nivel lokal dhe qendror. Po ashtu të sigurojë informacion statistikor të saktë për një plan të gjerë karakteristikash, për të gjitha njësitë që kryejnë aktivitete bujqësore si dhe kryerjen e hulumtimeve statistikore.
RB-ja siguron të dhëna për strukturën e ekonomive bujqësore, po ashtu siguron Regjistrin Statistikor të Fermave Bujqësore në përputhshmëri me standardet e BE-së dhe rekomandimeve ndërkombëtare.
Bashkëpunëtorët vendorë të regjistrimit të Bujqësisë janë:
- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
- Komisioni i Regjistrimit të Bujqësisë (KRB)
- Komisioni Komunal i Regjistrimit (KKR)