Me ftesë të kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha, një delegacion i lartë i arsimit nga qyteti Alvesta – Suedi po qëndron për tri ditë në Komunën e Fushë-Kosovës.
Të udhëhequr nga z.Bernt Freiberg, Rektor i Universitetit të Alvestas dhe bashkëpunëtorët e tij, Per Ribalke Drejtor i Arsimit dhe Mats Martinsson nënkryetar i bordit të Arsimit, u pritën nga kryetari i Komunës ku u informuan për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës dhe në veçanti u bisedua për procesin Arsimor në Komunë. Të shoqëruar nga drejtori komunal i arsimit z.Islam Shabani, ata vizitun shkollat fillore të Komunës, si dhe Gjimnazin “ Hivzi Sulejmani” ku u informuan drejtpërdrejt nga drejtorët e shkollave, si dhe u takuan me nxënës për t’u interesuar për sukseset e tyre si dhe për preokupimet që kanë ata. Në fund të vizitës së tyre tri ditore z.Friberg dha një deklaratë ku vlerësoi lartë pritjen e ngrohtë që i ka bë kryetari Berisha dhe stafi i tij. Në ditën e fundit të qëndrimit të tyre në Fushë-Kosovë zyrtarët e lartë arsimor nga qyteti Alvesta prezantuan para punëtorëve arsimor të shkollave të Fushë-Kosovës, sistemin edukativo-arsimorë që zhvillohet në qytetin e tyre dhe bashkëbiseduan për përvojat dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.