Në kuadër të Projektit Pilot: ‘Grumbullimi i ndarë i mbetjeve organike’, Komuna e Fushë-Kosovës ka ndërmarrë një nismë të re për ndarjen e mbeturinave organike në burim dhe nxitjen e KOMPOSTIMIT. Në ditët në vijim do të fillojë shpërndarja e 1000 kompostueseve plastikë (me kapacitet 280 litra). Synimi i Projektit është që të përmirësojë procesin e MM komunale në mënyrë efektive dhe efiçiente. Ndërsa qëllimi i Projektit është ndarja e mbeturinave organike në burim, ndërgjegjësimi për përfitimet që sjell procesi i KOMPOSTIMIT, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, etj.