Pas problemeve të njëpasnjëshme dhe të ngjashme në territorin e komunës së Fushë Kosovës, ndërprerjen e qëllimshme, shkatërruese të ndriçimit publik, ndriçuesit përgjatë rrugëve po qëndrojnë të ndezura gjatë gjithë ditës. Ky veprim po shkakton dëme në ormanët e ndriçimit publik, djegie të kontaktorëve, siguresave senzorëve, dëmtimi i kapakëve të shtyllave që i sigurojnë siguresat, e po ashtu edhe shpenzime të panevojshme.
Ky problem i cili tash e disa muaj po paraqitet në shumë rrugë të komunës tonë, për këtë gjë është njoftuar edhe policia e Kosovës pasi që këto dëme janë të qëllimshme.
Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të na ndihmojnë që ky grup i personave të pandërgjegjshëm të mos bëhen shkaktar i dëmtimi të pronës publike.