Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në kriteret e Solidaritetit Olimpik të KON-it, sipas propozimeve të Federatave Sportive Olimpike të Kosovës, të sporteve individuale, ka përzgjedhur Ekipin Kombëtar Olimpik të Kosovës, në përbërje të së cilës janë edhe dy sportistët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Nga ky takim u arrit nënshkrimi i memorandumit nga kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha dhe kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës z.Besim Hasani.