Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe ndërmarrjeve publike Infrakos dhe Trainkos, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional.
Ky memorandum synon koordinimin e aktiviteteve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, me fokus në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Me këtë marrëveshje, palët angazhohen për të punuar ngushtë në zhvillimin e iniciativave konkrete, duke kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.

