Në komunën e Fushë-Kosovës është nënshkruar sot Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të komunës së Fushë-Kosovës dhe organizatës “Qatar Charity”.
Objekt i këtij Memorandumi është shpërndarja e pesëqind pakove ushqimore në komunën e Fushë-Kosovës për familjet me kushte të rënda ekonomike.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i komunës z.Burim Berisha dhe drejtori i organizatës “Qatar Charity” z. Esam AbdelazizDabab. Në këtë takim ishte prezent edhe zëvendës kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Bashkim Krasniqi.