Sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Minstrisë së Infrastrukturës, Komunës së Fushë Kosovës dhe Komunës së Graçanicës për realizimin e projektit të rregullimit të rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”.
Ky projekt, me gjatësi prej 2.9 kilometrash dhe vlerë investimi prej 1.1 milion euro, do t’i japë fund një problemi shumëvjeçar, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.
Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë ndërinstitucional, procedurat për realizimin e projektit do të nisin së shpejti, me qëllim që punimet të fillojnë sa më parë.
Rregullimi i kësaj rruge do të krijojë kushte më të mira për banorët dhe bizneset që operojnë në këtë zonë, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin lokal.
Vazhdojmë me investime konkrete dhe projekte në shërbim të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës.