Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Fushë Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë tanë.
Ky bashkëpunim do të mundësojë realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve rinore, duke krijuar hapësira më të mira për rekreacion, talent dhe përfshirje të të rinjve në jetën sportive e shoqërore.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar për të ndërtuar partneritete që sjellin investime dhe zhvillim në të mirë të qytetarëve.