Sot, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të znj.Emilia Rexhepi, ministre e MAPL dhe z.Burim Beirsha, Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës për të bashkëfinancuar projektin “Zgjerimi i nënkalimit, Ura në Vragoli”.
Vlera e projektit është 60,000.00 € prej të cilave 40,000.00 € financohen nga MAPL dhe 20,000.00 € nga Komuna e Fushë-Kosovës. Besojmë dhe shpresojmë përfundimisht, se me këtë projekt do të zgjidhen problemet dhe vështirësitë që kanë patur qytetarët e kësaj ane sidomos ata të Miradisë së Poshtme dhe Vragolisë.
Kryetari Berisha, shtoi se realizimi i këtij projekti është në interes të të gjithë qytetarëve të Komunë së Fushë Kosovës.