Sot, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z.Samir Shahini, pritën në takim udhëheqësit e Institutit për Aftësime Profesionale KTC, z.Astrit Dema dhe znj.Violeta Dema. Ky takim kishte për qëllim finalizimin e një Memorandum Bashkëpunimi, i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe Institutit për Aftësime Profesionale KTC për trajnimin e të rinjve të komunës sonë në programet e këtij Instituti.
Kjo marrëveshje është një pikënisje për forcimin e tregut të punës dhe shkollimit të mesëm profesional në komunën tonë.