Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani ka takuar z . Elbert Krasniqi, Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me çrast u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Fushë-Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për zbatimin e “PROJEKTIT RIKONSTRUIMI I RRUGËS MESHARI- FAZA E DYTË”.
Ky projekt ka për objekt rikonstruimin e rrugës “Meshari” faza e dytë, e cila do të përfundojë brenda këti viti kalendarik andaj edhe banorët e kësaj lagjeje do të kenë mundësi më të lehta të lëvizjes.
Komuna e Fushë-Kosovës do ti kryejnë të gjitha obligimet e prejektit në përputhje me përgjegjësitë e dhëna në memorandumin e bashkëpunimit në shërbim të ralizimit të këtij projekti.