Komuna e Fushë Kosovës dhe “Islamic Relief Kosova” kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mirëqenies sociale. Pjesë e kësaj marrëveshje është ofrimi i 300 pakove ushqimore.
Në emër të komunës, Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale znj. Mimoza Kolshi shprehu falënderimin për organizatën “Islamic Relief Kosova” duke u zotuar se bashkëpunimi i deritashëm solli edhe këtë marrëveshje e cila do të jetë një ndihmë e madhe për familjet në nevojë.
Edhe zëvendës kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bashkim Krasniqi shprehu mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin në mes të komunës së Fushë Kosovës dhe organizatës “Islamic Relief Kosova”.