Kryetari Berisha e informoi komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në komunë, e cila nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësua si tepër e qetë dhe stabile. Koloneli Andreani e përgëzoi kryetarin Berisha për rizgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Komunës duke e siguruar atë për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen. Kolonel Andreani tha se që nga misioni im i parë në vitin 2000, në Kosovë është një ndryshim i madh e kjo vlen edhe për komunën e Fushë-Kosovës. Kosova është në rrugë të drejtë për të ecur shumë sigurt përpara dhe kjo arrihet vetëm më vullnetin e të gjithëve.