Kryetari Berisha priti sot në zyrën e tij z.Riza Deshishkun anëtar i kryesisë së Federatës së Shahut të Kosovës dhe z. Burhan Misinin sekretar. Pasi iu uroi mirëseardhje kryetari Berisha dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, informuan ata për aktivitetet sportive që zhvillohen në komunën e Fushë-Kosovës. Nga ana e tyre mysafirët falënderuan udhëheqjen e komunës për kontributin e dhënë për organizimin e kampionatit evropian, individual, në shah, të mbajtur ditë më parë në Gjakovë.