Një ditë para fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, në cilësinë e drejtores së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Mimoza Kolshi në bashkëpunim me Hoxhën, bëmirësin dhe aktivistin e palodhur z. Halil Kastrati, hapën një derë të re për një familje në nevojë, duke dhuruar kështu një banesë në qytetin e Fushë-Kosovës.
Iniciativa të tilla nga bëmirës si z. Kastrati dhe donatori i cili ka deklaruar të mbetet anonim, dhashtë Zoti të mos ndalen kurrë.
Agjërim të lehtë e të pranuar për secilin besimtar musliman.