Në ambientet e Komunës së Fushë-Kosovës janë nënshkruar kontratat ndërmjet Komunës-MAPL-CDF me përfituesit e Projektit “M4Y”. Vlera e grantit të përfituar nga komuna e Fushë-Kosovës është 12,880 €, kurse përfitues janë 10 përfaqësues të organizatave dhe grupeve joformale nga komuna e Fushë Kosovës.
Nënkryetari i Komunës, z.Besnik Osmani, i uroi të rinjtë për përfitimin e projekteve si dhe i inkurajoi ata që të realizojnë këto projekte dhe të punojnë për të mirën e komunitetit në Fushë- Kosovë. Të rinjtë e interesuar për projektet për të rinj, në vazhdimësi do ta kenë mbështetjen tonë institucionale, theksoi z. Osmani.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga CDF-ja dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.