Tatimi në Pronë është taksë vjetore komunale. Të hyrat nga Tatimi në Pronë nevojiten për zhvillimin e infrastrukturës në komunën tonë.
Tatimi në Pronë aplikohet për të gjitha pronat e paluajtshme mbi apo nën sipërfaqen tokësore.
Kërkojmë nga të gjithë tatimpaguesit e taksës së tatimit në pronë që të bashkëpunojnë me punëtorët komunalë që i shpërndajnë faturat dhe nëse gjeni diçka jokorrekte në faturën tuaj ju keni mundësi që të ankoheni, në tri nivele për ankesa:
- Bordit Komunal për Ankesa, ( dita e fundit për ankesa është 30 Prilli);
- Organit Shqyrtues të Ankesave në MF, brenda 30 ditëve, nga marrja e vendimit;
- Nëse nuk pajtoheni me vendimin e Organit Shqyrtues të Ankesave në MF, ju mund të ngrini padi në Gjykatën Supreme, brenda 30 ditëve, nga marrja e vendimit.
Mbani mend se, ankimi nuk ju liron nga obligimi i juaj për të paguar tatimin në pronë! Nëse vendimi, pas rishikimit, është në favorin tuaj ju do të kompensoheni për tepricën tatimore dhe kamatën e akumuluar.
Në terren shpërndarjen e faturave do ta bëjnë punëtorët komunalë të Departamentit të Tatimit në Pronë, në periudhën prej 22.01.2015 deri më 27.02.2015
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe ju bëjmë ftesë që t’i kryeni obligimet e taksës së tatimit në pronë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës në komunën tonë.