Vaksina HPV mund të parandalojë më shumë se 90% të kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin (HPV).
Vaksina HPV është efektive në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, është e sigurt, nuk ka ndonjë efekt anësor afatgjatë dhe jepet tek vajzat e moshës 9-14 vjeçare. Kjo vaksinë jepet në 45 shtete nga 53 shtete në Rajonin e Evropës në Kalendarin e rregullt të vaksinimit.
QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë, në koordinim me IKSHP-në, ka organizuar vaksinimin e nxënëseve në shkolla dhe është planifikuar vaksinimi i 600 vajzave të klasave të gjashta. Deri më 26.02.2024 janë administruar 357 vaksina HPV, dhe vaksinimi do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Ekipet e vaksinimit janë në dispozicion dhe të përkushtuara për të realizuar sa më suksesshëm këtë program të vaksinimit.
Apelojmë tek të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që t’i përgjigjen pozitivisht vaksinimit, pa asnjë dyshim e hezitim, duke siguruar kështu shëndetin e fëmijëve të tyre.