Nën patronatin e Komunës së Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në organizim të SH.K.A “Shqiponjat e Medvegjes”, sot para shumë qytetarëve të pranishëm në amfiteatrin e hapur të qytetit u shfaq një program i pasur kulturo-artistik, ku performuan këngëtar të njohur siç ishin Shqiponja Muhagjeri, Naim Abazi, Hashim Shala, Gold AG, Ansambli “Zëri i Kosovës” SH.K.A “Shqiponjat e Medvegjes” etj. Për ta përcjellë këtë eveniment ishin edhe udhëheqës të Komunës së Medvegjës, deputet të parlamentit të Kosovës, udhëheqës të komunës së Fushë-Kosovës etj. Për rëndësinë e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë para të pranishmëve foli prof. Gani Jashari, i cili pasi foli për rëndësinë e shënimit të kësaj ngjarje, uroi të pranishmit për festën që po fillon në Fushë-Kosovë.