Projekti më i realizueshëm në Komunën e Fushë-Kosovës, projekt disa vjeçar që do të mbulojë gjithë territorin e Komunës duke përfshirë qytetin dhe fshatrat, projekt që nuk do të krijoj shpenzime pasi të realizohet, projekt me energji alternative, projekt sipas standardeve evropiane. Në vitin 2011 kemi instaluar 156 shtylla me ndriçim solar. Në vitin 2012 janë duke u instaluar 68 shtylla solare. Në vitin 2013 dhe 2014 do të instalohen edhe nga 100 shtylla solare. I gjithë projekti do të ketë gjithsej 500 shtylla solare me një vlerë rreth 1 milion euro.