Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes AQH (Kujdesi Shëndetësorë i Qasshëm dhe Cilësorë), kanë shpërndarë 893 pako ushqimore dhe 893 pako higjienike si dhe broshura e fletëpalosje informuese për higjienën që duhet të mbahet gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Ky donacion i është dhuruar komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Fushë-Kosovë.