Familjet në gjendje të rëndë në komunitetin Rom Ashkali dhe Egjiptian janë ndihmuar nga organizata joqeveritare “Qatar Charity”.
Ndihma e ofruar përbënte 700 pako ushqimore dhe nga një thes miell për 700 familje të këtij komuniteti.Gjatë procesit të shpërndarjes, u respektua distanca dhe kujdesi ishte në nivelin e duhur.
Shtabi Emergjent falënderon “Qatar Charity” që në vazhdimësi po ju qëndron pranë këtyre familjeve sidomos tani kur po ballafaqohemi me pandeminë botërore COVID-19.