Nga Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës
Edhe këto ditë Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës po angazhohet që të qëndroj sa më afër qytetarëve me qëllim që të përmirësoj gjendjen e familjeve në nevojë por edhe për një ambient sa më të pastër.
Për shkak të gjendjes në të cilën po kalojmë, Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës vlerëson se tani e tutje mbështetja e familjeve në nevoj kalon në një nivel tjetër, pra nga data 18.05.2020, Komisioni Komunal do të vazhdoj ti mbështes familjet në nevojë duke i trajtuar kërkesat e tyre.
Përveç pakove që po shpërndahen, në të njëjtën kohë po bëhet edhe pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve dhe institucioneve publike në komunën e Fushë-Kosovës.