Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, ndau ‘Mirënjohje’ për Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, për qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e dhënë në shpërndarjen e subvencioneve në Komunën e Fushë-Kosovës. Në vitin 2014, përkatësisht deri sot, në Komunën e Fushë-Kosovës janë shpërndarë: 46 krerë gjedhe, 10 fermerëve u janë dhënë nga 10 krerë dele, 181 përfitues të serrave, 59 përfitues të makinave mjelëse, 57 përfitues të Folive, kurse në bashkëfinancim me UNDP janë në procedurë për dhënie edhe 30 krerë gjedhe raca ‘Simental’, mekanizëm, duke përfshirë edhe 18 Motokultivatorë, në vlerë prej 30.000 euro, fidane 18.180 euro, si dhe subvencione për biznese 30.000 euro.
Në vitin 2013 në bujqësi, nga subvencionet, janë investuar: 39.500 euro, në vitin 2014, 300.000 euro, kurse në vitin në vijim janë paraparë rreth 600.000 euro.
Falënderimi për të gjitha këto të mira që i janë dhënë familjeve, fermerëve dhe gjithë përfituesve u takon: Komunës së Fushë-Kosovës, UNDP-së, HEIFER-it, Shoqatës nga Katari.