Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, MASHT ndau mirënjohje për arsimtarët e dalluar të komunave të Kosovës. DKA në Fushë-Kosovë gjegjësisht, Drejtori Islam Shabani, për këtë vit propozoi që këtë mirënjohje ta marr profesori i SHML “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë z. Isa Thaçi. DKA, bashkë me stafin e arsimtarëve, ia uron me shumë sinqeritet këtë mirënjohje duke i dëshiruar sukses, shëndet dhe çdo të mirë në jetë!