Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, priti në takim monitoruesit e Bashkimit Evropian, Toril Lund dhe Stig Skoubo.
Kryetari Berisha informoi mysafirët rreth përfundimit të zgjedhjeve të mbajtura më 3 nëntor. Duke i njoftuar për ecurinë e zgjedhjeve z. Berisha tha se procesi i zgjedhjeve është zhvilluar shumë normal dhe pa asnjë eksces. Dalja ishte e kënaqshme dhe votuesit shfrytëzuan të drejtën e tyre duke u përcaktuar për kandidatët për kryetar dhe ata për asamblenë komunale.
Kryetari Berisha tha se përfundimi i zgjedhjeve dhe rezultatet e shpallura nga KQZ-ja treguan vullnetin e qytetarëve, të cilët vendosën që ky proces të përfundoj në raundin e parë.
Misioni i vëzhguesve të BE-së, Toril Lund dhe Stig Skoubo, shprehën kënaqësinë e tyre për përfundimin e suksesshëm të këtyre zgjedhjeve duke uruar qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës për përfundimin e procesit të qetë dhe të suksesshëm.