Gjatë vitit 2019, Komuna e Fushë-Kosovës ka pasur bashkëpunim të mirë me GIZ dhe GAC, në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
Sot, me datë 30.12.2019, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha, priti në takim përfaqësues të GIZ dhe GAC. Në takim përveq bisedave dhe vlerësimit të bashkëpunimit, kryetari Berisha ndau mirënjohje për GIZ dhe GAC për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në menaxhimin e çështjeve mjedisore gjatë implementimit të të gjitha fazave të projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Fushë-Kosovës.