Mirëmbajtja e ndriçimit publik është duke u realizuar në bazë te kontratës në tërë territorin e Komunës së Fushë-Kosovës, prandaj realizimi i këtij projekti (Mirëmbajtja e Ndriçimit Publik), ofron më shumë siguri për qytetarët dhe e njëjta ndihmon në parandalimin e veprave penale për shkak të hapësirave ndriçuese, meqë në zonën e qytetit të Fushë-Kosovës kemi frekuentim të madh të qytetarëve e po ashtu edhe nëpër fshatra duke pas parasysh se ndriçimi publik është realizuar 90% në gjithë territorin e Komunës së Fushë Kosovës.
Për mirëmbajtje të ndriçimit publik në raste të defekteve duhet të kontaktohet personi zyrtar (Menaxheri i Projektit) me këtë numër kontaktues: 044/559-978, Agon Prebreza.