Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar kërkesa e Komunës së Fushë Kosovës për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale ”Fushë Kosova”.
Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve publike më efikase dhe më cilësore për qytetarët e komunës sonë.
Themelimi i kësaj ndërmarrjeje paraqet një kapitull të ri në zhvillimin institucional dhe ekonomik të qytetit tonë, duke krijuar mundësi të reja për menaxhim më të mirë të shërbimeve dhe projekteve me interes publik.