Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot alokimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore në disa komuna të vendit, ndër to edhe në Komunën e Fushë Kosovës.
Me këtë vendim, do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkomunal, do të financohet gjithashtu edhe rehabilitimi i rrugës Uglari në Komunën e Graçanicës.
Këto investime do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.