Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe Shoqatës për Edukim “CHILDPROOF CIPOF” lidhur me funksionalizimin e çerdhes në Miradi të Ulët.
Memorandumi u nënshkrua nga z.Burim Berisha, kryetari i Komunës, dhe znj.Mevlude Murtezi nga Shoqata CIPOF.
Në bazë të kësaj marrëveshje Komuna e Fushë-Kosovës mbulon pagesat e ujit, mbeturinave, rrymës dhe derivateve të transportit, kurse Shoqata CIPOF do të bëjë renovimin e çerdhes në vlerë prej 40,000.00€, do të menaxhojë dhe kujdeset për donacionet dhe burimet tjera, po ashtu do të mbulojë pagat e punëtorëve dhe transportin e fëmijëve të çerdhes.
Çerdhja do të ketë kapacitet për pranimin e së paku 50 fëmijëve të moshave prej 1 deri në 5 vjeç.