Pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në komunën e Fushë-Kosovës qëndroi ministri i Bujqësisë z. Besian Mustafa i cili i shoqëruar nga zëvendëskryetari i komunës z. Fadil Krasniqi dhe drejtori për Bujqësi z. Mehmet Gërguri, vizituan disa lokacione ku dëmet janë më të theksuara. Ministri Mustafa premtoi se dëmet e shkaktuara pas raportit të përgatitur nga komuna do të shqyrtohen dhe do të shikohen mundësitë e kompensimit.