Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Fadil Krasniqi, priti në takim ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, me të cilin vizituan lagjen “Dardania” ku është planifikuar të ndërtohet një rreth-rrotullim.
Ministri Abrashi tha se rreth-rrotullimi do të bëhet për ta shkarkuar komunikacionin në lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës për shkak të rritjes së fluksit të veturave.
“Ky rreth-rrotullim do të zgjidh problemin edhe për banorët e Fushë-Kosovës por edhe për bizneset që gjendet në këtë pjesë. Nevoja për ta ndërtuar këtë rreth-rrotullim ka lindur si shkak i rritjes së numrit të veturave që kalojnë nëpër këtë rrugë. Janë mbi 54 mijë vetura që kalojnë në rrugën N9 brenda ditës, dhe ka qenë e domosdoshme që të ndërtohen një rreth-rrotullim”, tha ministri Abrashi.
Ndërsa nënkryetari i Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi, tha se projekti do të ketë impakt të madh në Fushë-Kosovë, e veçanërisht në lagjen “Dardania”.