Në Komunën e Fushë-Kosovës është viti i dytë shkollorë që po organizohet mësimi jo formal për nxënësit e shkollave fillore, të cilët edhe pse me moshë të rritur nuk kanë qenë asnjëherë në shkollë ose e kanë ndërprerë mësimin që herët.
Mësimi ka filluar më 31.07.2013 në objektin e SH.F.M.U”Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë dhe do të vazhdoj deri më 01.09.2013, për këtë qëllim janë angazhuar 2 mësues .
Për momentin mësimin janë duke e ndjekur 52 nxënës me Planprogam mix, me grup moshat:
Kl. I-V—mosha 7-12 grupi i parë, ora 9-11:20
Kl. VI-IX—mosha 12-17 grupi i parë ,ora 9-11:20