Të nderuar nxënës, mësimdhënës e prindër:
Sot, më 14 shtator, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Fushë-Kosovës fillojnë procesin mësimor në masat dhe kushtet e kërkuara.
Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, në komunën tonë janë bërë me kohë. Shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës janë të gatshme për fillimin e procesit mësimorë sipas udhëzuesve, protokolleve dhe manualeve zyrtare të hartuara nga MASH, MSH dhe IKSHPK. Është bërë dezinfektimi i të gjitha shkollave, janë vendosur shenjat, pajisjet mbrojtëse ndaj Covid-19 – termometra infrared, sapunë e dezinfektues.
Janë krijuar Task Forca në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.
Apeloj tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre, në rast se ju paraqitet ndonjë problem shëndetësorë të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe të njoftojnë përgjegjësit e shkollës.
Gjithashtu gjatë dërgimit të fëmijëve në shkollë të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën konform rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK, MSH dhe MASH.
Urime dhe suksese!