Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha, duke uruar gratë dhe nënat, ka vlerësuar lartë përkushtimin e tyre në procese të shumta në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit.
“Sot, gratë kanë arritur në shkallë të mirë të avancimit në shoqërinë tonë, ato janë bartëse të funksioneve dhe pozitave të ndryshime vendimmarrëse dhe se përkushtimi dhe respektimi ndaj grave, e ka hapësirën meritore në shoqëri.
Gratë dhe vajzat janë dëshmuar të suksesshme në procese të mëdha, vet simboli i tyre është plotësimi i sistemit demokratik në të gjitha fushat e shoqërisë tonë”, thuhet ndër të tjera në urimin e Kryetari Berisha, për nder të 8 Marsit Ditës së Gruas.