Të dashur mësimdhënës të Komunës së Fushë Kosovës,
Dita e 7 Marsit është një moment i rëndësishëm në historinë shqiptare të dijes.
Ajo pasqyron në vetvete rrugën e vështirë për mbijetesën dhe vetëdijen tonë kombëtare në shekuj, si dhe rrugën e gjatë të krijimit dhe konsolidimit të sistemit arsimor, përballë sfidave të reja të kohës sonë në rrugën e integrimit evropian.
Sot në këtë 7 Mars, ju them me bindjen e plotë se ndjehemi krenarë me punën tuaj dhe përulemi me nderime para kontributit tuaj për arsimimin e brezave në Komunën tonë të dashur.
Andaj mirënjohje dhe respekt ndaj të gjithë atyre mësuesve që sot nuk jetojnë më, por që pas na lan kujtimet e bukura të kontributit të tyre fal këtij misioni fisnik.
Gëzuar 7 Marsi të gjithëve!