Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës po zhvillon aktivitete të shumta si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kryetari i komunës z. Burim Berisha, kërkon nga të gjitha institucionet lokale një dinamikë të shtuar me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës nëpër të cilën po kalojmë.
Deri më tani ka përfunduar dezinfektimi në: 6 Qendrat e Mjekësisë Familjare, është bërë dezinfektimi i rrugëve në fshatra, janë mbështetur 100 familje me vështirësi ekonomike – sociale me miell, pako ushqimore, dhe pako sanitare e tëra donacion nga kompania “ALBATROS” të cilën Shtabi Emergjent e falënderon!
Pak ndihmë për ata që kanë nevojë shumë, një falënderim edhe për punëtorët komunal që po tregohen vullnet mirë duke shpërndarë ndihma shtëpi për shtëpi.
Shtabi Emergjent bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i ndjekin udhëzimet e dhëna nga IKSHP dhe MSH.