Sot, Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, ku u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për fuqizimin e mekanizmave koordinues lokal kundër dhunës me bazë gjinore.
Komuna mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës, duke punuar vazhdimisht për krijimin e një mjedisi më të sigurt, më të barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.